DYLON

Takohen Rukiqi e Azizi, flasin për fuqizim të mëtutjeshëm të bashkëpunim Polici – Gjykatë

Takohen Rukiqi e Azizi, flasin për fuqizim të mëtutjeshëm të bashkëpunim Polici – Gjykatë
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve që po i realizon Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Policinë e Kosovës (DRP) -Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me bashkëpunëtorë, ka pritë në takim zyrtar kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi me stafin e tij. 

Kolonel Rukiqi e falënderoi kryetarin e Gjykatës z.Azizin, për  bashkëpunimin që  gjykata themelore në Gjilan ofron për Policinë e Kosovës. 

EkoHigjiena

Udhëheqësit e të dy institucioneve biseduan për tema që ndërlidhën me bashkëpunimin reciprok duke u dakorduar se ky bashkëpunim do të fuqizohet akoma më shumë në të ardhmen.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në  mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet me institucionin e Gjykatës.

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e saj, u tha në këtë takim. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.