DYLON

Azizi mirëpret bashkëpunimin me projektin NCCR

Azizi mirëpret bashkëpunimin me projektin NCCR
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së martë ka pritur në një takim drejtuesit e Projektit të Sistemit Qendror të Evidencës Penale, me të cilët ka biseduar rreth eliminimit të disa barrierave.

Fillimisht ka falënderuar për mbështetjen që kanë ofruar për Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke shtuar se do të i jetë i hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

EkoHigjiena

Udhëheqësja e Projektit NCCR, Yolanta Christova, ka mirëpritur bashkëpunimin, duke kërkuar që lëndët e reja të cilat të bëhen të plotfuqishme të futen në sistem të evidencës penale, në mënyrë që palët të pajisen me certifikata online në kohë sa më të shpejtë.

Në takim është diskutuar edhe për angazhimin e zyrtarëve për kryerjen e trajnimit, gjithashtu edhe për arkivimin sa më të mirë të lëndëve.

Në këtë takim, kanë qenë prezent edhe Bardhyl Hasanpapaj zëvendës udhëheqës i projektit, Bonita Salihu, menaxhere e projektit, Blerta Berveniku eksperte e IT-së dhe Klomentina Aliu, asistente e projektit.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.