DYLON

145 raste pozitive me COVID-19

145 raste pozitive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 562 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676.

EkoHigjiena

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.