DYLON

Ndërmjetësimi një metodë alternative që duhet të shfrytëzohet nga palët

Ndërmjetësimi një metodë alternative që duhet të shfrytëzohet nga palët
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi gjatë ditës së premte, ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Faton Morina dhe Ganimete Xhelili, anëtare e Bordit të Odës së Ndërmjetësuesve.

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e shfrytëzimit të metodës së ndërmjetësimit, me këtë rast Kryetari Azizi e ka vlerësuar si shumë pozitiv shfrytëzimin e kësaj metode.

“Ndërmjetësimi si metodë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ndihmon shumë punën dhe efikasitetin e gjykatave duke pasur parasysh se është metodë e shpejtë dhe e suksesshme në 90% të rasteve” ka thënë Azizi.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, Kryetari i Odës së Ndërmjetësimit, Faton Morina ka thënë se kjo formë zgjidh kontestet mes palëve në mënyrë paqësore.

“Ndërmjetësimi mundëson palët të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë miqësore dhe transparente. Si metodë alternative, ndërmjetësimi ju mundëson të vendosni vet për kushtet e marrëveshjes dhe në të njëjtën kohë t’i normalizoni marrëdhëniet me palën tjetër”, ka theksuar Morina.

Prezent në këtë takim ka qenë edhe referenti i ndërmjetësimit, Artan Arifi.

Me qëllim të ofrimit të informatave lidhur me mënyrën alternative të zgjidhjes së lëndëve/ kontesteve apo procedurën e ndërmjetësimit në sistemin e drejtësisë në vend, në ambientet e Gjykatës Themelore Gjilan me mbështetjen e Programi i USAID për Drejtësi Komerciale, sot janë vendosur broshura informuese për palët dhe qytetarët./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.