Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar të dielën fshatin Remnik ku po realizohen disa projekte.
Me këtë rast ai së bashku me një delegacion, ka parë nga afër punimet në ndërtimin e ambulantes së fshatit, si dhe fushën e futbollit dhe volejbollit në oborrin e shkollës fillore, “Hasan Ali Remniku”.