Zgjedhje pa zgjidhje për Lidhjen Demokratike të Kosovës

Zgjedhje pa zgjidhje për Lidhjen Demokratike të Kosovës

Po t’i dëgjosh prononcimet e disa delegatëve të Kuvendit Qendror të Lidhjes Demokratike të Kosovës, para mbajtjes së zgjedhjeve, ata deklaroheshin se janë të gatshëm për marrjen e përgjegjësive në parti duke përfshirë edhe atë kryetar të LDK-së.

Shkruan: Sami ARIFI

Por realiteti është diçka tjetër nga përvoja e tyre në të kaluarën që, ata ishin të gatshëm të marrin vetëm përfitime në forma të ligjshme e të paligjshme përmes LDK-së që kishin arritur në pushtet.

Të marrësh përgjegjësi, nuk do të thotë të jesh vetëm i parë, por do të thotë të ndihmosh të ecësh përpara në reforma demokratike me njerëz që janë të përkushtuar në ndërrimin e gjendjes në shoqëri duke u munduar për ta larguar çdo formë centraliste në kuadër të partisë në radhë të parë, madje të cilat përgjegjësi përmes deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së, do t’i bartësh në parlamentin e Kosovës për të ndihmuar që parlamenti të votojë ligjin për reforma të thella demokratike për të gjitha partitë politike në Republikën e Kosovës.

Në këtë mënyrë të mundësohet heqja e diktaturës centraliste që mbretëron në partitë politike të Kosovës dhe, kështu heqet edhe besushmëria në liderë, pra njerëzit mos t’iu besojnë liderëve, por t’i besojnë ligjit, me bërjen e reformave të tilla në prag do të ishte nisja e zhvillimit ekonomik në vendin tonë.

Votimi në parti përmes listave seleksionuse nga kreu partiak, votimi përmes aklamacionit janë forma të votimit centraliste që sjellin liderizëm, centralizëm dhe mbajnë peng zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Disponimi i anëtarësisë së gjerë të LDK-së për bërjen e reformave të tilla të cekura më parë, po mos të vinin këto dukuri negative që ishin bërë përmes seleksionimit të emrave përmes listave nga qendra në degë dhe nëpër nëndegë të LDK-së, sigurisht do të zgjedhej Vjosa Osmani, e cila do të ishte spektër i gjerë i besushmërisë së LDK-së, por, edhe i pritjes së masës së gjerë popullore që të ndikoi në zbatushmërinë e ligjshmërisë në Republikën e Kosovës.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE