Kryetari Haliti dhe drejtori Aliu shpërndajnë dhurata për fëmijët e çerdheve publike në komunën e Vitisë
Në prag të Vitit të Ri 2022, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, kanë ndarë sot dhurata për fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë” në Viti.
Me këtë rast kryetari Haliti dhe drejtori Aliu, iu ka uruar fëmijëve dhe stafit të kësaj çerdhe vitin e ri 2022.
Ndërkaq fëmijët e çerdhes kanë dhuruar kryetari dhe drejtorit nga një kartolinë më urime të cilët janë përgatitur nga vetë fëmijët.
Gjithashtu dhurata do të ndahen edhe për paralelen e ndarë të kësaj çerdhe në Çifllakë. /2LONLINE/