DYLON

Në shënim të Ditës së Veteranit, kryetari Alban Hyseni bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Në shënim të Ditës së Veteranit, kryetari Alban Hyseni bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Organizatën e Veterantëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, në shënim të Ditës së Veteranit.

Kryetari Hyseni ka konfirmuar me këtë rast thellimin e bashkëpunimit me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

EkoHigjiena

“Në Ditën e Veteranit së bashku me OVL UÇK ne kemi dalë që të nderojmë këtë ditë të shënuar, ndërkaq vendi për ta shënuar këtë janë varrezat e dëshmorëve, ku prehen ata që kanë dhënë gjithçka për vendin e për qytetin tonë. Një nderim i tillë na nderon edhe neve si Komunë dhe mua si kryetar i Komunës. Konfirmoj se bashkëpunimi ynë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të thellohet edhe më shumë gjatë viteve në vijim”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.