Drin Kokaj dhe Era Shala do ta përfaqësojnë Kosovën përmes skitarisë në Llozanë.
Ekipi Olimpik i Kosovës është nisur sot për në Llozanë të Zvicrës, ku do të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”.
Kosova e ka nisur ekipin olimpik drejt Zvicrës për Lojërat Olimpike Dimërore, që do të do mbahen në qytetin e Llozanës.
Nisja është bërë nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”. LOD për të Rinj mbahen prej datës 9 deri më 22 janar të vitit 2020 në Llozanë të Zvicrës.