DYLON

Interi favorit për transferimin e Marash Kumbullës

Avatar photo Elife Sherifi

Interi raportohet se është favoriti në garën për transferimit e mbrojtësit shqiptar të Hellas Veronës, Marash Kumbullan. Kjo pasi që Napoli është duke u përqendruar te Sofyan Amrabat dhe e ka lënë shqiptarin si opsion të dytë.

Fillimisht mediumet italiane kishin raportuar se Napoli ishte shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e Kumbullës. Megjithatë, gazetari italian Gianluca Di Marzio insiston se situata nuk është e tillë në negociatat mes dy klubeve.

Tani edhe Sky Sport Italia raporton se Interi është klubi favorit për ta siguruar nënshkrimin e Kumbullës, pasi që tashmë e ka negociuar një marrëveshje për transferimin e tij në fund të këtij sezoni.

EkoHigjiena

Nëse marrëveshja për shqiptarin arrihet edhe zyrtarisht, mbrojtësi i krahut të majtë i Interit, Federico Dimarco, pritet t’i bashkohet Hellas Veronës këtë muaj.

Dimarcus nuk është pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte në San Siro, veçanërisht pasi që ai ka luajtur vetëm 19 minuta në Serie A deri më tani gjatë këtij sezoni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.