Lausanne –Zvicër – Federata e Notit e Kosovës, ka marrë përkrahjen e Federatën Ndërkombëtare të Notit(FINA), për përgatitjen sa më të mirë të notarëve kosovarë për garat e ardhshme në arenën ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e Federatës së Notit të Kosovës të udhëhequr nga kryetari i kësaj federate Imer Rama të shoqëruar nga kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, si dhe nga Tahir Shabani këshilltar dhe koordinator i delegacioneve në Evropë, gjatë një takimi që patën me z. Pere Miro përgjegjës i departamentit për zhvillim në Federatën Ndërkombëtare të Notit/në FINA, në Lausanne të Zvicrës, pasi kanë prezantuar sukseset dhe sfidat e Federatës së Notit të Kosovës, kanë marrë FINA-së për mbështetje të këtyre sportistëve për një prezantim sa më të suksesshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë takimit u diskutuan për pjesëmarrjen e notarëve kosovarë nëLojërat Olimpike të radhës që mbahen në vitin 2020 në Tokio të Japonisë si dhe për përgatitjen e këtyre sportistëve në bazë të kritereve ndërkombëtare dhe për trajnimet në Kosovë nga ekspert ndërkombëtarë me shpenzime nga FINA.
Drejtuesit e KOK si dhe të Federatës së Notit, kanë ftuar z. Pere Miro që të vizitoj Kosovën ku në agjendë do të ketë vazhdimin e përkrahjes institucionale nga FINA dhe zhvillimit të programeve të organizuar nga FINA. Federata e Notit e Kosovës, pranohet në FINA më 17.02.2015 dhe si federatë ka 14 klube , 5 shkolla të notit si dhe ka të regjistruar 156 notarë dhe 82 notare. /Ibrahim Sefedini/