DYLON

PDK: Edhe çerdhet në Gjilan, rrezikohen nga qentë endacak

PDK: Edhe çerdhet në Gjilan, rrezikohen nga qentë endacak
Avatar photo Redaksia

Se, qentë endacak, janë bërë rrezik serioz për kalimtarët e rastit, sidomos për nxënësit e shkollave të qytetit në Gjilan, tash më ky nuk është lajm.

“Për çudi, një ditë, disa qen, edhe të dera e kryetarit të komunës, ishin shtrirë dhe sikur prisnin ndonjë kockë apo “urdhrin” e shefit të qytetit. Kjo nuk na bënë edhe aq, ngase, sa për ne, edhe në zyra le t’i hyjnë. Por, është shqetësuese pamja e sotme në mëngjes e një llave qensh, që po silleshin nëpër oborrin e shkollës fillore “Selami Hallaqi” dhe të çerdhes së fëmijëve në lagjen “Dardania”, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit përcjellë Shefik Surdulli nga Zyra për Informim e këtij subjekti politik.

“Sipas deklaratës së një prindi, i cili, po e dërgonte fëmiun në çerdhe, duke e parë rrezikun nga këta qenë, e ka lajmëruar policinë. Pasi policia janë deklaruar se kjo nuk është përgjegjësi e tyre, ky prind, ka pritë derisa janë larguar qentë për ta dërguar pastaj fëmiun në çerdhe.

EkoHigjiena

Prandaj, i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës, z. Lutfi Haziri, ta kuptoj seriozisht rrezikun nga qentë endacak dhe të merr masa urgjente për largimin e tyre nga rrugët e qytetit”, thuhet në fund të reagimit të PDK-së që iu janë bashkangjitur edhe disa foto.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.