DYLON

Homazhe tek varrezat e dëshmorëve me rastin e Epopesë së UÇK-së

varrezat e dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Institucionet komunale të Vitisë bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve me rastin e Epopesë së UÇK-së.

Me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, respektivisht Epopesë së lavdishme të UÇK-së, institucionet komunale të Vitisë kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të komunës së Vitisë.

Gjithashtu homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike etj.

EkoHigjiena

Udhëheqësit komunal dhe ata të Kuvendit, kanë vu kurora lulesh edhe tek bustet e vëllezërve dëshmorë Gursel e Bajram Sylejmani, si dhe tek shtatorja e dëshmorit Nijazi Azemi-komandant “Mjekra”.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.