DYLON

Azemi: Nuk keni bë asgjë për sportin dhe sportistët, nuk mundeni me u fsheh pas suksesit të tyre në gara ndërkombëtare!

Azemi: Nuk keni bë asgjë për sportin dhe sportistët, nuk mundeni me u fsheh pas suksesit të tyre në gara ndërkombëtare!
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar pritjeve që po u bëhen, nga përfaqësuesit e institucioneve, karateisteve gjilanase që arritën suksese në kampionatin Botëror të Karatesë në Hungari, duke u stolisur me medalje, Ardian Azemi i AAK-së, është shprehur:“Dojnë me u ba copa kush po i takon medalistët gjilanas, thua se kanë investua shumë në ta e sot po e shijojnë suksesin e përbashkët”.

“Po jo bre, nuk mundeni me u fsheh pas suksesit të tyre në gara ndërkombëtare. Nuk keni ba asgjë për sportin dhe sportistët, madje keni ba hajgare vazhdimisht me ta.  Kur sportistët e kanë çu flamurin e Kosovës edhe në ato shtete që se kanë njoftë Republikën tonë, ju e keni injoru himnin e keni nejt ulur. Leni rehat çikat e djemtë, mos ua merrni kohën kot”, ka thënë, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.