Automobilistët kosovarë kanë pasur paraqitje mjaft të mirë në garën që u zhvillua në Buzet të Kroacisë dhe që ishte e vlefshme për Kampionatin Evropian.
Bardhyl Canolli, Besfort Bunjaku dhe Gazmend Demolli janë kthyer me kupa nga kjo aventurë, pasi të tre janë renditur në pozitën e tretë në klasat përkatëse.
Besfort Bunjaku është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur, e njëkohësisht edhe falënderues ndaj atyre që e kanë ndihmuar.
I treti është renditur edhe Gazmend Demolli, i cili garoi në klasën mbi 3000 ccm, Grupi N.
Rezultatet mund të ishin edhe shumë më të mira, sikur Liridon Kalenderi të mos kishte aksident. Në provat zyrtare të së shtunës, ai ishte bindshëm i pari, por fatkeqësisht të dielën nuk arriti ta përfundojë garën.