DYLON

LDK: Luta e Vjosa të premten i prijnë marshit të gjatë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës

LDK: Luta e Vjosa të premten i prijnë marshit të gjatë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës
Avatar photo Redaksia

Lutfi Haziri, kryetar i Shtabit Zgjedhor të LDK’së në nivel qendror dhe udhëheqës i politikave të partisë në këtë fazë dhe Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre, të premten në Gjilan do t’i prijnë marshit të gjatë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës.

Kryetari Haziri e bëri publik agjendën në takimin e mbrëmshëm me strukturat e Degës së LDK’së në Gjilan, përfshirë Shtabin Zgjedhor, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, teksa u mirëprit me ovacione të jashtëzakonshme.

Haziri i ka përgëzuar strukturat e partisë për mobilizimin e jashtëzakonshëm, duke thënë se janë shembulli më i mirë i punës e angazhimit në terren.

EkoHigjiena

Përndryshe, të premten, Lutën e Vjosën e mirëpresin rinia e LDK’së në Shtëpinë e Rinisë (16:30), gratë në teatrin e qytetit (17:30), për të vazhduar së bashku marshin tek parku në lagjen “Dardania” (18:30).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.