DYLON

Zëvendësministri Syla u takua me bashkatdhetarët në Kroaci

Zëvendësministri Syla u takua me bashkatdhetarët në Kroaci
Avatar photo Redaksia

Në përfundim të vizitës zyrtare në Kroaci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në këtë vend, ku u prit nga ambasadori, Martin Berishaj, i cili e njoftoi për angazhimet e shumta dhe të dobishme të tij dhe gjithë stafit të tij.

Më pas, ata bashkërisht zhvilluan takim me Unionin e Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, të cilët japin një kontribut të çmuar në shtetin ku jetojnë dhe përherë mbajnë lidhjet e tyre të shumta me atdhe. Në këtë takim, zëvendësministri Syla i njoftoi mbi të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes gjatë viteve të fundit.

EkoHigjiena

Poashtu, gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Syla pati një takim të ngrohtë me ish gjeneralin e ushtrisë kroate, Rrahim Ademin.

“Gjeneral Ademi vuante në shëndet pasojat e luftës, por ato pasoja na bëjnë krenar të gjithëve dhe reflektojnë rolin e jashtëzakonshëm të tij në historinë tonë të përbashkët” theksoi zëvendësministri Syla.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.