DYLON

Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes marrin pjesë në takimin me drejtorët e politikave të mbrojtjes së Evropës Juglindore

Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes marrin pjesë në takimin me drejtorët e politikave të mbrojtjes së Evropës Juglindore
Avatar photo Redaksia


Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes, Faruk Geci mori pjesë në takimi e nivelit të lartë me drejtorët e politikave të mbrojtjes së Evropës Juglindore në kuadër të Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Evropën Qendrore Central (CEDC).

Në këtë takim vjetor, i cili po mbahet  nën kryesimin e Kroacisë, kanë qenë të ftuar edhe drejtorët e politikave të  mbrojtës së Ballkanit Perëndimor.

EkoHigjiena

Temë kryesore e takimit ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve te Evropës Qendrore dhe Juglindore si dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Me këtë rast, drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, theksoi vizionin e qartë të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ai shprehu gatishmërinë e pjesëmarrjes së FSK-së në projekte rajonale, të cilat shërbejnë në ngritjen  e kapaciteteve rajonale në fushën e mbrojtjes.

Në këtë takim, Geci qartësoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim jo vetëm në nismën rajonale A5 por edhe në çdo nismë tjetër rajonale që i shërben rritjes së bashkëpunimit rajonal për kontributin në paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.