DYLON

Rekrutimi i vajzave në futboll, projekti i FFK-së burim i talenteve të futbollit

Rekrutimi i vajzave në futboll, projekti i FFK-së burim i talenteve të futbollit
Avatar photo Elife Sherifi

Projekti “Rekrutimi i vajzave të reja shkollore në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It” nën organizimin e FFK-së në bashkëpunim me Shoqatat e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit, ka vazhduar me turneun dyditor në Kaçanik.

Ashtu sikurse në qytetet e tjera edhe në këtë komunë morën pjesë 12 ekipe nga Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta, e ku u dëshmua dëshirë e madhe e vajzave për lojën e futbollit, por edhe u shfaqën shumë talente, të cilat sigurisht se në të ardhmen do të bëhen pjesë e klubeve apo shkollave të futbollit, që është edhe qëllim primar i këtij projekti.

Në hapje të turneut kryetarja e Komisionit të Futbollit të Femrave dhe njëherësh anëtare e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi, para pjesëmarrësve theksoi rëndësinë që ka ky projekt për sensibilizimin e përfshirjes së vajzave në futboll.

EkoHigjiena

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe përgjegjësi për sport në komunën e Kaçanikut, Fatos Vishi, i cili falënderoi FFK-në që në këtë projekt e kanë përfshirë edhe Kaçanikun, që sipas tij është vatër e talenteve të futbollit jo vetëm tek meshkujt por edhe tek femrat.

Ndërkohë, në ditën e dytë të garave ndeshjet i kanë ndjekur nga afër Ilaz Mjaku, anëtar i KE të FFK-së, Valbona Uka-Gashi, menaxhere për futbollin e femrave dhe përzgjedhësi i Kombëtares U16 e U19 për femra, Kushtrim Munishi. Fitues i turneut doli ekipi i SHFMU “Jusuf Gërvalla”, që në finale e mundi ekipin e SHFMU “Emin Duraku”, me rezultat 2:1. Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse FFK ndau nga 6 topa futbolli si dhe mirënjohje, derisa për dy ekipet finaliste u ndanë kupa.

Rezultatet

Xhiro e parë

SHFMU “Jusuf Gërvalla” – SHFMU “Ali Asllani”          4:0

SHFMU “Idriz Seferi” – SHFMU “7 Shtatori”               3:0

SHFMU “Emin Duraku” – SHFMU “Dituria juaj”                   2:1

SHFMU “Gavur Luma” – SHFMU “Qamil Ilazi”            0:4

SHFMU “Kadri Zeka” – SHFMU “Naim Frashëri”                  1:4

SHFMU “Agim Bajrami” – SHFMU “Nazmi Osmani”  0:1

Xhiro e dytë

SHFMU “Idriz Seferi” – SHFMU “Nazmi Osmani”       0:1

SHFMU “Jusuf Gërvalla” – SHFMU “Qamil Ilazi”                   2:1

SHFMU “Emin Duraku” – SHFMU “Naim Frashëri”    3:2

SHFMU “Jusuf Gërvalla” – SHFMU “Nazmi Osmani” 1:0

Finalja

SHFMU “Jusuf Gërvalla” – SHFMU “Emin Duraku      2:1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.