DYLON

Kryetari Haziri uron karateistin Elhami Shabanin pasi u shpall nënkampion ballkanik

Kryetari Haziri uron karateistin Elhami Shabanin pasi u shpall nënkampion ballkanik
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar karateistin Elhami Shabanin, i cili u shpall nënkampion i Kampionatit Ballkanik të Karatesë, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Kryetari Haziri tha se ndjehet krenar me sukseset e vazhdueshme të Elhami Shabanin, sikur edhe me këtë të fundit.

EkoHigjiena

“Urimet më të përzemërta Elhami Shabanit tonë, i cili u shpall nënkampion i Kampionatit Ballkanik të Karatesë, në Poreç të Kroacisë. Karateisti ynë na ka bërë krenarë gjithmonë me sukseset e mëdha në karrierë. Sukseset e tij dhe të sportistëve të tjerë ia rikonfirmojnë Gjilanit epitetin Kryeqytet i Sportit”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, Elhami Shabani, i cili merret tash e 22 vite me karate, është shpallur disa herë radhazi sportist i vitit në Gjilan, nga juritë profesionale.

Shabani është shpallur 16 herë kampion i karatesë në Kosovë, 11 herë kampion mbarëkombëtar, nënkampion i europian me ekiporen e Kosovës, sikurse edhe që është ranguar i pesti në botë për universitete dhe qindra medalje e nëpër turne kombëtar e ndërkombë​tar.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.