Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e dytë miqësore nën drejtimin e Alain Giresse. Pas fitores ndaj Burkina Fasos në Prishtinë (5:0), Dardanët të martën në mbrëmje në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih kanë barazuar me Zvicrën, me shifrat 1:1.
Derisa pjesa e parë përfundoi pa gola, Kosova e nisi shkëlqyeshëm pjesën e dytë, duke kaluar në epërsi me golin e Milot Rashicës, në minutën e 52-të.
Megjithatë, vetëm nëntë minuta më vonë zviceranët e rikthyen baraspeshën në rezultat me golin e Jordan Lotombas, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Muric, duke e dërguar topin me kokë në rrjetë.
Ndeshjet e ardhshme të Kosovës janë në qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve, bënë të ditur FFK. .