DYLON

Kreu i FFK-së takohet me Ministrin e Sportit në Kantonin e Cyrihut 

Kreu i FFK-së takohet me Ministrin e Sportit në Kantonin e Cyrihut 
Avatar photo Redaksia

Presidenti Agim Ademi gjatë qëndrimit në Cyrih ka takuar ministrin e sportit në kantonin e Cyrihut z. Mario Fehr. Gjatë këtij takimi u diskutua për lidhjet historike të Zvicrës dhe Kosovës, si dhe projektet e përbashkëta në fushën e sportit, me theks të veçantë në futboll, njofton FFK.

EkoHigjiena

Z. Fehr theksoi se në kohën sa ka qenë deputet në parlamentin zviceran e ka vizituar disa herë Kosovën dhe vazhdimisht ka punuar në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, teksa tani ka kënaqësinë që në kapacitetin e ministrit të thellojë edhe më shumë këtë bashkëpunim.

Presidenti Ademi e informoi z. Fehr për zhvillimet dhe përparimin e futbollit të Kosovës në të gjitha aspektet pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. Ai falënderoi shtetin zviceran për mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit më të ri në Evropë në të gjitha sferat.

Ademi e ftoi ministrin Fehr për vizitë në Kosovë, me qëllim të shtrirjes së bashkëpunimit me projekte të ndryshme dhe fuqizimin e sportit dhe futbollit kosovar në veçanti, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.