Kosi është ushqimi që dietologët sugjerojnë se duhet konsumuar çdo ditë për shkak të vlerave të larta ushqyese.
Kosi lufton më së miri gripin si dhe ndihmon në humbjen e peshës.
Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit, është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut.
Nëse ndiheni me stomak të fryrë konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta.
Specialistët e dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit.