Lidhur me rastin pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, të ndodhur gjatë ndeshjes sportive të futbollit në Gjilan, Policia e Kosovës ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë, thuhet në komunikatën e policisë.
Më tej thuhet se si rezultat i hetimeve intensive, deri më tani janë arrestuar katër persona të dyshuar, përderisa hetimet dhe veprimet policore lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë dhe do të ndërmerren në vijim, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, thuhet në komunikatë.