DYLON

Në Kardiokirurgji realizohen për herë të parë operacionet me procedurën e re të zëvendësimit të Valvulës Aortale

Në Kardiokirurgji realizohen për herë të parë operacionet me procedurën e re të zëvendësimit të Valvulës Aortale
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë janë realizuar operacionet me procedurën e re të zëvendësimit të Valvulës Aortale, e quajtur Perceval, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Bëhet fjalë për valvula biologjike të kualitetit të lartë, të cilat janë vendosur me procedurën e veçantë, pa pasur nevojë që proteza të fiksohet me penj kirurgjikë.

EkoHigjiena

Proteza biologjike vendoset me ndihmën e stentit te veçantë dhe me një hapje minimale të aortës.

Kjo procedurë e shkurton dyfish kohëzgjatjen e operacionit, siguron kualitet të lartë të valvulës dhe minimizon komplikimet e organeve si pasojë e kohëzgjatjes më të madhe të operacioneve kardiokirurgjike.

Operacionet janë kryer nga kardiokirurget vendorë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operatorë, me asistimin e një profesori nga Greqia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.