NJOFTIM / FTESË
Të nderuar/a përfaqësues/e të bizneseve, ftoheni të merrni pjesë në Konferencën e organizuar Zyra e Kryetarit te komunës se Gjilanit dhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik nga komuna e Gjilanit e ne bashkëpunim organizativ me shoqatën Këshillin e Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), e cila mbahet më datë 4 Nëntor 2022, e premte në ora 14:00, vendi Hotel Astoria Gjilan.
“Sporti na Bashkon të Gjithëve” është temë e kësaj Konference, në të cilën janë të ftuara bizneset e Gjilanit, Klubet Sportive, OJQ-të, përfaqësues të ATK-së dhe të kontabilistëve.
Ejani ta fuqizojmë Sportin, Kulturën dhe Rininë e Gjilanit, përmes rritjes së financimit që e mundëson ligji për sponzorizimin të këtyre sektorëve.
Me rritjen e sponzorizimit, përfitojnë të gjithë së bashku, Bizneset-Sporti-Rinia dhe Kultura e Gjilanit,
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.
Me respekt,
Alban Hyseni, kryetar i Komunës se Gjilanit
Enver Shabani, drejtor i Zhvillimit Ekonomik
Arsim Vranovci, kryetar i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC)