DYLON

Kryetari Hyseni së bashku me ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi inspektojnë punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë dhe rrugën Gjilan-Bujanoc

Kryetari Hyseni së bashku me ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi inspektojnë punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë dhe rrugën Gjilan-Bujanoc
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, kanë inspektuar sot punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë dhe rrugën Gjilan-Bujanoc.

Kryetari Hyseni tha se me punë e angazhim të përbashkët mes nivelit lokal dhe qendror, po ia rikthejmë Gjilanit vëmendjen e merituar.

EkoHigjiena

“Rreth 27 milionë euro të ndara për autostradën e Gjilanit për vitin 2023 nga MMPHI dhe 3.2 milionë euro në total për zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc, do të shtyejmë përpara këto dy projekte, me përfundimin e të cilave do të krijohet infrastrukturë moderne dhe do të lehtësohet dukshëm jetesa e banorëve të Gjilanit dhe komunave përreth”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.