DYLON

Mustafa e Shaqiri do të ndërrojnë ambient, nuk janë më pjesë e SC Gjilanit

Mustafa e Shaqiri do të ndërrojnë ambient, nuk janë më pjesë e SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët Arbër Mustafa dhe Eldonit Shaqiri.

“Në kërkim të hapësirave për të luajtur më shumë, klubi ka mirëkuptuar futbollistët dhe ka ndarë rrugën e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e klubit.

EkoHigjiena

Më tej thuhet se, sikurse Mustafa, po ashtu edhe Shaqiri ishin shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit të treguar në punë.

“Gjilani i falënderon Arbërin dhe Eldonitin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit, ndërkohë që u uron shumë suksese në angazhimet e tyre të reja sportive”, thuhet në fund të njoftimit të skuadrës kuqebardh.  /2LONLINE/.