DYLON

U mbajt debati publik lidhur me Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2026

U mbajt debati publik lidhur me Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2026
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti, është mbajtur debati publik me qytetar, lidhur me propozim Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2026. Me këtë rast ky dokument është prezantuar para të pranishmeve nga përgjegjësi i Zyrës së Zhvillimit Ekonomik në Viti, z. Nexhat Arapi.

Ai ka folur për rëndësinë e këtij dokumenti dhe mundësitë e mira që ka Vitia për zhvillim ekonomik në fushat e ndryshme.

EkoHigjiena

Ai bëri me dije se ky dokument, ka qenë në shqyrtim publik për një muaj sipas vendimit të Kuvendit Komunal, ku qytetarët dhe grupet e interesit kanë pasur mundësitë të japin komentet e tyre që ajo të plotësohet edhe më shumë. Këto komente qytetarët kanë mund ti dërgojnë me shkrim në formë fizike apo edhe përmes emalit.

Pjesëmarrësit në këtë debat, parashtruan pyetjet e tyre, por edhe kërkuan sqarime më të hollësishme, si dhe gjithëpërfshirje në fusha të ndryshme, të cilat i cilësonin se nuk janë përfshirë në këtë propozim. Përndryshe ky dokument pritet të shkoj për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Vitisë në seancat e ardhshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.