Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit ka bërë me dije se, sot, kompania “EveryDay” me menaxherin e saj për rajonin e Gjilanit, Flamur Grabovcin, vazhduan aktivitetet e tyre vullnetare për dezinfektimin e hapësirave publike në qytetin e Gjilanit.
“Kjo ekipë e mrekullueshme dhe shumë profesionale kanë dezinfektuar Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, shtëpitë fetare, si dhe objekte të ndryshme publike, të cilat i kontribuojnë përmirësimit të sigurisë publike nga situata pandemike. U jemi përgjithmonë falënderues kompanisë “EveryDay” group, dhe menaxherit Flamur Grabovci, të cilët jo vetëm kësaj radhe, por që nga fillimi i situatës pandemike, na dolën në ndihmë të vazhdueshme, duke dezinfektuar hapësira publike, pa u kursyer asnjëherë”, ka thënë nënkryetari Ismajli. /2LONLINE.com/