DYLON

Ismajli: Dr. Hajrullahu do të mbetet ikonë e një profesionisti të përkushtuar

Ismajli: Dr. Hajrullahu do të mbetet ikonë e një profesionisti të përkushtuar
Avatar photo Redaksia

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e vdekjes së doktor Nisret Hajrullahut. Duke i shërbyer profesionit të tij të shenjtë deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Nisreti do të mbetet ikonë e një profesionisti të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e shumë përkushtim”, ka shkruar në profilin e tij, Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, pas lajmit për vdekjen e mjekut Nisret Hajrullahu, ish drejtori i Spitalit të Gjilanit,

Ismajli tha se me doktor Nisretin, kishin bashkëpunim të ngushtë, sidomos në kohën sa ai ishte drejtor i Spitalit të Gjilanit. “Do ta kujtojë përgjithmonë me krenarinë më të madhe për vullnetin e gatishmërinë e plotë për të qenë përkrahë situatave të përbashkëta kur bëhej fjalë për shëndetin e qytetarëve dhe kontributin e madh dhënë menaxhimit të shkëlqyeshëm të Spitalit të Gjilanit”.

EkoHigjiena

“Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij. Dr. Nisret, pusho në paqe. Do të kujtojmë përgjithmonë ballëlartë, me krenarinë më të madhe! Do të lësh zbrazëtirë të madhe në miqësinë tonë. Pusho i qetë, mik i dashur”, ka thënë nënkryetari Ismajli. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.