DYLON

Ismajli: Janë vaksinuar 13910 gjilanas kundër COVID-19, procesi po shkon shumë mirë

Ismajli: Janë vaksinuar 13910 gjilanas kundër COVID-19, procesi po shkon shumë mirë
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, në takimin e mbajtur sot, të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, kanë bërë vlerësimin e gjendjes aktuale dhe duke marrë parasyshë që me ardhjen e mërgatës në shtëpitë dhe familjet e tyre, kërkohet vigjilencë dhe kujdes i shtuar për parandalim të virusi dhe vaksinimi të vazhdoj edhe me numër më të madh.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinua 13 mijë e 910 gjilanas kundër COVID-19, derisa konfirmoi se procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë dhe tashmë është zgjeruar edhe vaksinimi, që duhet të bëhen përmes termineve online për të caktuar datën e vaksinimit.

EkoHigjiena

Ai ka potencuar se të gjithë ata që janë testuar dhe në rezultatin e tyre konfirmohet se janë të infektuar me virusin COVID-19, duhet të qëndrojnë në vetizolim.

“Tani kemi vetëm 28 raste aktive dhe fatbardhësisht janë duke respektuar e rekomanduar protokollin e vetizolimit, vetëm dy prej tyre janë në hospitalizim, derisa mostra në pritje janë vetëm 12 sosh. Vaksinimi është rruga më e mirë e imunizimit kundër virusit, prandaj aplikoni në bazë të udhëzimeve të ministrisë për t’u vaksionuar. Komuna e Gjilanit dhe Qendra Operative Emergjente janë vazhdimisht në monitorim të gjendjes për ruajtjen e shëndetit publik deri në stabilizimin e plotë”, ka thënë ai mes tjerash.

Për ndryshe, gjendja e përgjithshme në bazë të statistikave zyrtare konfirmohet se gjithsej kemi 6340 qytetarë të shëruar, 147 qytetarë që kanë humbur betejën me Covid-19, 28 raste aktive, deri më sot janë testuar gjithsej 21 mijë e 962 qytetarë dhe të hospitalizuar sot janë vetëm 2 qytetarë që po monitorohen vazhdimisht nga mjekët. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.