DYLON

Në Gjilan inaugurohet shtëpia e Rexhep Kqikut, arrin në 160 numri i shtëpive të ndërtuara për familjet në nevojë

Në Gjilan inaugurohet shtëpia e Rexhep Kqikut, arrin në 160 numri i shtëpive të ndërtuara për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Është inauguruar sot shtëpia për familjen pesë anëtarëshe të Rexhep Kqikut në Lagjen e Vishnjeve, në Gjilan.

Pas ceremonisë së inaugurimit, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të kryetarit Haziri, tha se ndjehet i lumtur dhe falënderues ndaj donatorëve që në afat rekord e bënë me kulm mbi kokë, familjen Kqiku.

EkoHigjiena

“Me nismën dhe kontributin e jashtëzakonshëm investiv të Jakup Shabani dhe Gazmend Shabani, sot është bërë përurimi i shtëpisë së re të Rexhep Kqiku, ku me humanizmin e jashtëzakonshëm, kjo familje u bë me kulm mbi kokë. Po ashtu, ka qenë një mobilizim i jashtëzakonshëm i vullnetmirëve për ta përfunduar këtë punë. Me angazhim e mobilizim të njerëzve të mirë u arrit një nga momentet më të rëndësishme për familjen Kqiku”, ka thënë Ismajli, i cili ka falënderuar edhe disa donatorë të tjerë.

“Një falënderim i jashtëzakonshëm shkon edhe për donatorët tjerë, siç janë: Avdi Sadiku nga Shtimja i cili u përkujdes për të gjithë fasadën e shtëpisë, Edmond Shkodra, me zemrën e tij të madhe i cili u përkujdes për dritaret e shtëpisë, Besart Abazi nga Shtimja i cili kontribuoi me 1000 franga zvicerane, Dardan Osmani nga Lipjani me 200 franga, Shefqet Isufi i cili u përkujdes për laminatin e shtëpisë, mulla Xhemush Biçku nga Kamenica i cili u përkujdes për rregullimin e banjove dhe hapjen e bunarit, Ejup Ajvazi nga Gjilani, i cili kontribuoi me 2045 euro, si dhe kompaninë “Biti Com” e cila u përkujdes për një pjesë të materialit. Përkujdesja e punëve të shtëpisë ka qenë nën mbikëqyrjen e Armend Shabanit, i cili parreshtur u angazhua maksimalisht në finalizimin e këtij rezultati”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Në emër të familjes Shabani ka folur Milaimi, i cili tha se ndjehet mirë që kjo familje u bë me kulm mbi kokë, derisa falënderues për ndërtimin e shtëpisë është shprehur edhe kryefamiljari, Rexhep Kqiku.

Në fund, nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur që ndërtimi i kësaj shtëpie e kalon shifrën 160 të shtëpive të ndërtuar në Gjilan brenda gjashtë vjetësh për familjet në nevojë, pas iniciativës së kryetarit Lutfi Haziri, në mbrëmjen e parë humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, në tetorin e vitit 2014.

Përndryshe, gurthemeli i kësaj shtëpie është vënë më 9 tetor të vitit 2020. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.