• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Ismajli: Dr. Nisret Hajrullahu ishte profesionist i jashtëzakonshëm dhe humanist i madh

Redaksia 2LONLINE 23 Qershor, 2021 5 min
 Ismajli: Dr. Nisret Hajrullahu ishte profesionist i jashtëzakonshëm dhe humanist i madh

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me rastin e ndarjes nga jeta të doktor Nisret Hajrullahu, ish-drejtor i Spitalit të Përgjithshëm, ka thënë se vepra, përkushtimi dhe kultura e punës tij, është e jashtëzakonshme në cilësinë e profesionistit dhe njëherit edhe të humanistit shembullor.

“Në emër të institucioneve komunale u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve të tij, dhe të gjithë qytetarëve për humbjen e një doktori tepër të veçantë. Këto janë momente shumë të rënda dhe nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë boshllëk të madh që ai ka lënë me largimin për në amshim. Me humbjen e tij, përpos familjarëve, kolegëve dhe stafit, të gjithë e kemi humbur një mik, bashkëpunëtor dhe njeri të jashtëzakonshëm, çfarë ka qenë doktor Nisreti. Në këto momente tepër të vështira, uroj që gjeneratat e reja ta ndjekin rrugën e tij, jo vetëm profesionale, por edhe njerêzore dhe humane”, ka thënë nënkryetari Ismajli në fjalën e tij.

Drejtori Klinik iSpitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismajli, ka sjell kujtimet e tij të punës dhe kontributin e dhënë të dr. Nisretit gjatë jetës së tij, duke spikatur procese shumë të vështira që janë tejkaluar me një menaxhim të jashtëzakonshëm, periudha e luftës, pastaj ngjarja e termetit që e goditi Gjilanin në vitin 2002, situata e vështirë në vitin 2004, e fundit dhe shumë e rëndësishme, përballja dhe angazhimi profesional në menaxhim të pandemisë globale Covid-19.

“Kemi kaluar shumë vështirësi në punë dhe në rrugëtimin tonë profesional e njerëzor, por ngjarja e djeshme ka qenë ndër më të rëndat dhe e trishtueshme. Familjarët të bëhen të fortë, sepse ai pas vetes ka lënë krenari, vepra të mrekullueshme dhe kulturë shumë të veçantë të një njeriu me vyrtyte të jashtëzakonshme. Ndërsa reparti i Pulmologjisë, përpos ngushëllimit, duhet të jenë të fortë sepse kanë një rrugë të trasuar se si duhet të punohet me përkushtim në shërbim të shëndetit të mirë”, ka thënë ai.

Me emocione të pa përmbajtura ka folur nga reparti i pulmologjisë, dr. Agim Kryeziu, i cili ka evokuar kujtimet e tij me doktorin, duke e cilësuar se tani e tutje ky repart ka humbur një kuadër të jashtëzakonshëm dhe “vendi i tij nuk mund të zëvendësohet asnjëherë, sepse ai kërkonte të bëhej më shumë, të jemi pranë çdo pacientit dhe të garantojmë suksese në punën që e bënim.

Poashtu, me fjalën e tij është paraqitur edhe doktor Besim Guda, i cili ka thënë se ai ishte më i veçanti nga të gjithë profesionistët që ka Spitalit dhe Gjilani, sepse ai ka dhënë gjithçka nga vetja që reparti ku punoi dhe institucioni të jenë gjithnjë shembull i fuqishëm, jo vetëm në nivel vendi.

 “Kur ikën një mik, ikën një buzëqeshje, ikën një dritare jete, ikën një takim, një bisedë, ikën një telefonatë e shumëpritur. Ai iku shpejtë edhe pa na thënë lamtumire. Ai më nuk është në mesin tonë, por ka lënë një dhembje më të madhe se malet. Puna jonë në të ardhmen do të jetë në funksion të udhëzimeve, ndershmërisë dhe mësimeve që të gjithëve na ka dhënë”, ka thënë Guda.

Në emër të familjes, ka folur vajza e të ndjerit, Vjosa Hajrullahu,  e cila ka falënderuar të pranishmit për solidarizimin, duke theksuar se “dhimbjen sot po e mund krenaria që babi na ka lënë neve familjes së tij përmes dashurisë së të gjithë juve. Ai vrapoi gjithmonë, prapa familjes, punës, kolegëve dhe të gjithë personave që ai i ka njohur ose që i kishte pacientë. Unë e familja jonë e humbëm babin dhe njeriun e dashur i cili ishte me krahë të bardhë dhe do të na mungoj përgjithmonë, përkundër që vepra e tij do të jetoj gjatë”, tha ajo.

Ndryshe, nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, nesër mbahet mbledhje komemorative kushtuar veprës së dr. Nisret Hajrullahut, në ora 11:00, në sallën e Teatrit të Qytetit.​ /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Arbër Ismajli Gjilan Nisret Hajrullahu Spitali
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Mot me vranësira dhe intervale me diell

26 Shtator, 2023
Gjilan

RARE me Fokus Grup në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe

26 Shtator, 2023
Kamenicë

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023
Gjilan

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

RARE me Fokus Grup në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe pro diskutimit për edukimin seksual”

26 Shtator, 2023

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023

Gjilan: Bie në pranga të policisë

25 Shtator, 2023

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë të grupit terrorist dhe sekuestron një sasi të konsiderueshme të armatimit

25 Shtator, 2023

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com