Komisioni për Administrimin e Prokurorive i udhëhequr nga Kryesuesi, prokurori Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës.
Në fillim të takimit, është prezantuar analiza e ngarkesës me lëndë për periudhën janar – mars 2021 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Lidhur me standardizimin e politikave në trajtimin e rasteve PPP dhe regjistrave tjerë si dhe monitorimin e aplikimit të formave të shkresave nga ana e prokurorëve, Komisioni u pajtua të realizojë vizita nëpër prokurori për adresimin e çështjeve të lartcekura.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u themelua grupi punues për inspektimin e furnizimit me material shpenzues, regjistrim të pasurisë dhe zbatimin e rregullave për qasjen në objekte të sistemit prokurorial nga palët dhe personat zyrtar, i cili do të hartojë Raport dhe të njëjtin do ta prezantojë në Komision.
Në fund të takimit Komisioni u njoftua lidhur me raportimin për herë të parë të kryeprokurorëve përmes formave të hartuara nga komisioni. /2LONLINE.com/