DYLON

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive
Avatar photo Redaksia

Komisioni për Administrimin e Prokurorive të KPK-së, i udhëhequr nga Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e radhës, sipas agjendës së paraparë, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij komisioni,

Koordinatori i Komisioneve të Përhershme, zyrtarët e Departamentit të Teknologjisë Informative të Sekretariatit të KPK-së dhe të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.

EkoHigjiena

Fillimisht është bërë prezantimi i Raportit për vlerësimin dhe verifikimin e kushteve të punës në objektet e sistemit prokurorial, raport ky, i cili është aprovuar nga anëtarët e Komisionit, në të cilin janë evidentuar sfidat dhe problemet që janë aktualisht në shumicën e objekteve prokuroriale, me ç’rast u tha se në këtë fazë do të kenë prioritet objektet e Këshillit Prokurorial, Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Po ashtu janë trajtuar edhe kërkesat për avancimin e SMIL-it, të cilat parashohin zhvillimin e raporteve statistikore, avancimin e shkëmbimit elektronik në mes të prokurorive dhe gjykatave themelore, si dhe realizimin e ndërlidhjes së Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Gjykatës Supreme.

Kryesuesi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive, Jetish Maloku, njoftoi anëtarët se, në bashkëpunim me projektin e CEPEJ-it është duke u diskutuar organizimi i një punëtorie, në të cilën do të prezantohen të dhënat e raporteve statistikore sipas rekomandimeve të ekspertëve të CEPEJ-it dhe plani kohor për zëvendësimin e raporteve manuale me ato elektronike që gjenerohen nga SMIL-i. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.