DYLON

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive
Avatar photo Redaksia

Komisioni për Administrimin e Prokurorive të KPK-së, i udhëhequr nga Jetish Maloku, pas marrjes së kryesimit të tij këtë muaj, mbajti takimin e radhës, sipas agjendës së paraparë.

Në takim morën pjesë anëtarët e këtij komisioni, znj.Stephanie Lefeuvre, eksperte nga Projekti KoSEJ III i KE-së, zyrtarët e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë dhe zyrtarët e Sekretariatit të KPK-së, përfshirë Departamentin e Teknologjisë Informative.

EkoHigjiena

Fillimisht janë aprovuar Raporti vjetor i Punës së Komisionit për vitin 2023 dhe Plani i Punës për vitin 2024, kurse ky i fundit është përgatitur konform Planit Strategjik të sistemit prokurorial 2022-2024. 

Gjatë takimit u trajtua edhe raporti i ekspertëve të Projektit CEPEJ, i cili përmban ngritjen e kualitetit të të dhënave dhe gjenerimin e raporteve statistikore të prokurorive të vendit në SMIL.

Gjatë takimit janë diskutuar edhe rezultatet e pyetësorit për zbatimin e SMIL-it në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i cili është duke u bërë sipas standardeve për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave nga  SMIL-i, qëllimi të cilit është matja e përshtypjeve të përdorimit të këtij sistemi se sa ka bërë lehtësimin e punës së tyre të përditshme dhe avancimi i SMIL-it sipas kërkesave të prokurorëve dhe zyrtarëve administrativë.

Në përfundim të takimit, u tha se gjatë vitit 2024 do të ketë angazhime të rëndësishme të Komisionit për Administrimin e Prokurorive, sidomos në çështjet lidhur me analizimin e  ngarkesës së lëndëve në prokurori, unifikimin i praktikave të punës dhe në zbatimin – shkëmbimin elektronik të të dhënave me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.