DYLON

Gjilani ka përmbyllur fazën e parë përgatitore

Gjilani ka përmbyllur fazën e parë përgatitore
Avatar photo Redaksia

“Rikthehemi në shtëpi pas qëndrimit dhjetë ditor në Mavrovë, duke mbyllur kështu fazën e parë përgatitore. Skuadra mbylli një cikël të rëndësishëm të përgatitjeve, duke inkorporuar në lojë edhe ardhjet e reja të afatit kalimtar të verës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të futbollit SC Gjilani.

Përndryshe, gjatë qëndrimit në Mavrovë, skuadra e Gjilanit zhvilloi një ndeshje të vetme miqësore, teksa krahas rezultatit (2-1 kundër Renovës) humbi edhe futbollistin Oltion Rapa, i cili pësoi frakturë në dorën e djathtë dhe tashmë ndodhet në fazën e rehabilitimit. Gjendja e futbollistit është e mirë dhe stabile, ndërkohë që pritet t’u nënshtrohet edhe kontrolleve të tjera mjekësore për të mësuar më shumë rreth rikthimit të tij në fushën e lojës.

EkoHigjiena

“Ekipi do rikthehet në punë gjatë javës së ardhshme për disa ditë, pasi që në fundin e muajit do të udhëtojë sërish jashtë vendit për ta zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE.com/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.