DYLON

LDK: Po vazhdon avaria në sistemin arsimor

LDK: Po vazhdon avaria në sistemin arsimor
Avatar photo Redaksia

Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Gjilan, përmes Komisionit për Arsim ka reaguar, siç thuhet,  për atë se po vazhdon avaria në sistemin arsimor në Gjilan.

“Në komunikatën e parë për këtë vit duam që qytetarit të Gjilanit, t’i bëjmë me dije se mbarëvajtja e procesit mësimor në shkollat e Gjilanit po vazhdon të jetë shqetësuese. Kjo për shkak të shkeljeve ligjore që janë bërë në procedurat e rekrutimit të mësimdhënësve në konkursin e fundit”, thuhet në këtë reagim të Komisionit për Arsim të LDK-së së Gjilanit.

EkoHigjiena

Ja komunikata e plotë:

Në komunikatën e parë për këtë vit duam që qytetarit të Gjilanit, t’i bëjmë me dije se mbarëvajtja e procesit mësimor në shkollat e Gjilanit po vazhdon të jetë shqetësuese. Kjo për shkak të shkeljeve ligjore që janë bërë në procedurat e rekrutimit të mësimdhënësve në konkursin e fundit.

1. Moscaktimi i komisionit sipas udhëzuesit administrativ 7/2017 me ç’rast nuk u respektua neni 7 pika 1 e cila përcakton afatin për themelimin e komisionit përzgjedhës që është tri ditë pas shpalljes së konkursit por drejtoresha e themelon këtë komision jashtë këtij afati.

Drejtoresha,  padrejtësisht i jep të drejtën ekskluzive vetëm njërit anëtar të komisionit për ta përpiluar testin me shkrim dhe ky pasi përpilon këtë test jep dorëheqje e që pas lë dyshimet për shpërndarje testi sepse pas dorëheqjes ai nuk ka më përgjegjësinë e tij si anëtar i komisionit.

Drejtoresha sipas informative që kemi, padrejtësisht ka marrë rol ekzekutiv në komision duke i fotokopjuar këto teste me shkrim. Andaj kjo konsiderohet si ndërhyrje e palës së tretë në komisionin rekrutues. E gjitha kjo sipas dispozitave ligjore sanksionohet me anulimin e procedurave rekrutuese dhe këtë është dashtë ta bëjë Kryetari i Komunës.

2. Tejkalimi i afatit të shpalljes së rezultateve përfundimtare për listën e ngushtë për testim me shkrim sipas udhëzuesit administrativ 7/ 2017  neni 9 pika 5.

3. Ndërhyrja e palës së tretë në procedurat e konkursit. Drejtoresha Albana Demiri jep vetë informatë në faqen zyrtare të Komunës për arsyet e vonesave në shpalljen e rezultateve për listën e ngushtë për testin me shkrim por që duhet të jetë detyrë dhe përgjegjësi e Kryetarit të Komisionit të cilin ajo vet e ka zgjedh.

4. Shpallja e vendimit për pranimin e kuadrit mësimor sipas konkursit me ç’rast komisioni në kundërshtim me udhëzimin administrativm shpallë vetëm listën e të pranuarve pa vendet e punës. Komisioni nuk ka specifikuar se cili kandidat është i pranuar  për pozitën – vend i lire e cili për pozitën – zëvendësim.

Drejtoresha sipas vlerësimit të saj ka dhënë kontrata të përhershme kandidatëve që në vlerësimin e komisionit kanë marrë më së paku pikë e atyre me më së shumtim ju ka dhënë kontratë për zëvendësim. Kjo ka bërë që edhe pas dy javësh, drejtoria e arsimit nuk ka mundur të caktoj vendet e punës për të pranuarit sipas konkursit. E tërë kjo ka bërë që në shkollat e Gjilanit të humbin mësim nxënësit e këtyre shkollave:

1. THIMI MITKO- 2 javë matematikë

2. ZIJA SHEMSIU- 2 javë gjuhë shqipe

3. Rexhep Elmazi – 2 Javë Biologji

4. SADULLAH BRESTOVCI- 2 javë gjuhë shqipe

5. SELAMI HALLAQI- 2 javë histori dhe 2 javë gjuhë shqipe

Dhe disa shkolla tjera.  E tërë kjo si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve administrative dhe mos përkushtimit të drejtorisë Komunale që të zëvendësojnë mësimdhënësit që janë në pushime mjekësore  apo pushime tjera të parapara me ligj.

Kjo dukuri e humbjes së orëve në këtë formë nuk mbahet në mend të ketë ndodhur  në historikun e arsimit në Gjilan pas vitit 2000.

Komisioni për arsim i LDK. e sheh si pengesë të mbarëvajtjes së procesit mësimor vetëm Drejtoreshën e Arsimit, Albana Demiri dhe paralajmëron situatë edhe më shqetësuese në sistemin arsimor në Gjilan nëse vazhdon ky trend i zhvillimeve me:

1.Moskordinim të brendshëm në Drejtorinë Komunale të Arsimit i përcjellë me mosdelegimin e përgjegjësive nga drejtoresha  për zyrtarët arsimor duke ua marrë kompetencat për t’i bartë  tek asistenti i saj me kontratë të përkohshme i cili punësohet para punëtorëve që kanë punuar qoftë si praktikant  qoftë si punëtorë me kontratë të përkohshme e qoftë edhe si punëtorë  vullnetarë e kjo rezulton se  asistenti i tij është aktivist i VV  dhe këtë drejtoresha e ka mbivendos  mbi të gjithë  zyrtarët  arsimor dhe me këtë rast  injoron zyrtarët  dhe nuk respekton autoritetin e tyre  të përcaktuar  me ligjin për zyrtarët publik.

2.Mosrespektim të Udhëzuesit Administrativ, drejtoresha ka bërë edhe kur nuk u konsultua  me zyrtarët ligjor  që ka DKA dhe për pasojë ka shkaktuar këto shkelje administrative.

3.Mospërkushtimin në punë e përcjellë me neglizhencë të paparë ndonjëherë në DKA.

4. Me  injorancën filozofike të Drejtoreshës dhe Kryetarit të Komunës që me këtë rast po i bëjnë arsimit dhe për këtë  vlen t’ua themi që të dyve këtë thënie të SOKRATIT

 “ EKZISTON VETËM NJË E MIRË, E QUAJTUR DITURI DHE, VETËM NJË E KEQE E QUAJTUR INJORANCË “

Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.