Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë një hap përpara në avancimin dhe zgjerimin e shërbimeve mjekësore në Klinikën e Ortopedisë, duke investuar në pajisje të reja, të cilat pritet të reflektojnë direkt në uljen e numrit të referimeve jashtë vendit, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Klinika e Ortopedisë është pajisur me tavolinën operative moderne, që mundëson trajtimin kirurgjik të boshtit kurrizor.
ShSkUK, po ashtu, ka arritur të lidhë kontratat për furnizime me material shpenzues mjekësor për shërbimet ortopedike të Klinikës së Ortopedisë dhe Spitaleve të Përgjithshme, me çrast pritet të stabilizohet furnzimi për 3 vitet e ardhshme. /2LONLINE/