DYLON

Mbi trembëdhjetë orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale

Mbi trembëdhjetë orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale
Avatar photo Redaksia

Mbi trembëdhjetë orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë, në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Operacioni është kryer tek një 28 vjeçar, nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë.

EkoHigjiena

Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar.

Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap, e që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis( ngjitje ) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë.

Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK dhe nuk kryhen as në disa vende të rajonit.

Katër kirurgë Maksillofacial, janë duke ndjekur trajnimin e avancuar për mikrokirurgji dhe free- flap, në Achen dhe Bochum të Gjermanisë.

Intervenime të tilla pritet të kryhen edhe në të ardhmën e afërt nga mjekët tanë.

Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë, dhe është duke u përmirësuar në vazhdimësi.

Për kryerjen e këtij rasti është shfrytëzuar mikroskopi dhe salla operative e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, thuhet në njoftimin e ShSKUK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.