DYLON

Rritet numri i pacientëve me Covid-19 që janë ndalë në spitale për trajtim

Rritet numri i pacientëve me Covid-19 që janë ndalë në spitale për trajtim
Avatar photo Redaksia

Është rritur numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Bazuar në raportin e datës 21 korrik 2022, rritje të numrit të pacientëve ka në Klinikën Infektive, Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Pediatrisë dhe në atë të Neonatologjisë.

EkoHigjiena

Në tërë ShSKUK-në, të spitalizuar me Covid-19 janë 91 pacientë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 25 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje

Spitali i Gjakovës,11pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.