DYLON

Të shtunën mbahet turneu për nder të Legjendës Fadil Vokrri

Të shtunën mbahet turneu për nder të Legjendës Fadil Vokrri
Avatar photo Redaksia

Në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, të shtunën, më 23 korrik, do të mbahet turneu kushtuar Legjendës, Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij.

Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e Kombëtares së Kosovës, veteranët e Kombëtares së Shqipërisë, veteranët e KF Llapit dhe veteranët e FC Prishtina.

EkoHigjiena

Në ndeshjen e parë të turneut do të takohen Llapi-Prishtina, në orën 17:30, derisa në orën 19:00 do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Shqipëri.

Ky turne zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Të ftuar do të jenë familjarët e Legjendës dhe ish-bashkëlojtarët, si Ramadan Cimili, Erdogan Celina, Skënder Shëngyli, Esat Mehmeti, Rafet Prekazi etj.

Po ashtu, të ftuar janë edhe drejtues të institucioneve të nivelit lokal të Podujevës dhe Prishtinës si dhe atyre të nivelit qendror.

 FFK po ashtu u bën ftesë publike të gjithë dashamirëve të futbollit që të jenë të pranishëm në këtë turne, që në mënyrë sa më madhështore të nderohet vepra dhe karriera e Legjendës, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.