(Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta -XXIII- (e plotësuar)
Reis Mirdita
Si zakonisht ditëve me diell, n ‘oborrin e gjerë, “zonja” e kishte venduar kazanin mbi zjarr dhe përziente diçka në të, me një shkop të madh si hû gardhi. Në një moment hyri një i afërm i familjes, pas një trokitje të lehtë në derë të sokakut. Pa kazanin dhe mendoi se mos vallë e zonja e shtëpisë ishte duke zier hallvë. Por jo, ai pa vetëm “hallvaxhicën” e tmerruar e cila sallakoi me ngulm shaminë e ndotur rreth kokës dhe me vrap iu turr mysafirit duke e shtyrë të largohet nga kazani. Shumë vonë!
Ai pa se në kazanin me pak ujë, kishte hekurishte të ndryshme dhe sikur pa në të edhe ca eshtër njeriu. Ufff, edhe më parë kishte dëgjuar për këtë zeshkane jo të këndshme se merrej me sihir.
Po, qenka e vërtetë, sihirbëse (mysafiri nuk ia kishte as dijen më të vogël se ajo është njeri-xhinde). Nënë me fëmijë e sihirbëse!!! Magjistare e njëmijë e një të këqijave. Iu kujtua mirë si sot kur natën e “kënagjexhes” së Elmirës, vajzë e fqinjit të parë, gratë gjetën nën kolltuk një lëmsh me flokë, një copë lëkurë që thanë se është e ujkut dhe dhjetëra thonj për të cilët mendohej të jenë të njerëzve të vdekur.
Aty paskësh qenë ulur magjistarja me nam. Ajo posa largohet, një vajzë e re pa humbur kohë kontrollon për rreth, sepse kishte dëgjuar për magjitë e Zikanës. Në këto momente Xhela nuk e humbi veriun, ai me inat iu afrua më shumë kazanit dhe pyeste për qëllimin e kësaj zierjeje.
Fëmijët dëgjuan nënën Zikanë duke ulëritur dhe duke shtyrë Xhelën, drejt derës së daljes në rrugë. Dolën me vrull dhe si shejtanë që ishin, nuk mohuan por ndërruan sensin: “Nëna përgatitë ilaçe magjike kundër sihirit dhe i shëron të sëmurët… Mos hyn në gjynah t’ia ndërpresësh prodhimin e mrekullisë!”.
E ulën me butësi shejtani në karrigen verore dhe i ofruan një lëng trëndafili e një kafe. Vetëm kur doli jashtë për t’u kthye në shpi,Xhelën e kapi vreri. Me sa mend piu lëng e kafe te sihirbësja?! E kapi një tutë e mprehtë edhe pse në themel, ai nuk i besonte sihirit. Ishte komunist i përbetuar dhe anëtarë i Komitetit Komunal të PKJ (më vonë LKJ).
Shumë gjatë nuk iu hoq syve kazani i zi dhe Zikana me shkopin si hû gardhi. Qëndroi rreth dy vite kështu i tmerruar dhe dikur e lëshoi fuqia psikike. Shkoi njeriu gjer në Bullgari te Vangja që sa po i kishte dalur zëri si larguese e djajve por asgjë.
Xhela shkoi edhe në Stamboll të një mjek me nam i cili ia këshilloi disa ilaçe me të cilat i ngrati i morri tërë jetës. Ndjehej shumë më mirë por nuk u shërua kurrë plotësisht.
Sot, Zikana është plakur medet-medet por kazanin vazhdon ta përziej në oborrin misteriozsikur shtëpisë që nuk iu hiqnin perdet as natë as ditë dhe vazhdon avazin t’i ndajë gratë nga burri, fëmijët në mes veti dhe në mes prindërve…, të dëmtoj bagëti e të korra. Dëm pas dëmi, për një grusht para!
lexo edhe:
Kaptina fillestare mbi xhinden Zikana
Soji i Zikanës dhe xhindeve në përgjithësi