AAK: PDK në Gjilan i falsifikon aderimet

AAK: PDK në Gjilan i falsifikon aderimet

Nga AAK-ja në Gjilan nuk ka kaluar asnjë anëtarë i saj në PDK. Njoftimi i PDK-së në Gjilan se kanë kaluar 10 kryetarë nëndegësh të AAK-së në PDK, është rrenë, thuhet në një reagim të kreut të AAK-së së Gjilanit Rexhep Kadriu.

“Sokol Haziri, i cili përmendet si themelues i AAK-së e drejtor i suksesshëm, është shkarkuar nga kjo detyrë para një viti e gjysmë dhe si pasojë që atëherë ka kaluar në PDK. Ose një farë Dërgut Kasumi, që është larguar para më shumë se gjashtë muajsh! Që të dy këta të larguar, me disa familjarë të tyre, ceremoninë e kalimit në PDK e kanë bërë shumë muaj më parë e jo sot, për çka po ju dërgojmë edhe fotografinë e ceremonisë”, ka thënë kreu i AAK-së, Rexhep Kadriu.

Ai ka thënë e se kuptojnë se është kohë fushate, por gënjeshtrat e deri në këtë farë niveli, janë jonormale edhe për kohë fushatash.

“AAK në Gjilan, asnjëherë nuk ka qenë më e organizuar dhe e mobilizuar se sa që është tani”, ka thënë Kadriu.

lexo edhe: Haziri: Gjilani nuk qeveriset por sundohet

Rexhep Kadriu

KOMENTE