Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Shefin e Kabinetit Meriton Ramabaja, u.d Drejtoreshën e Arsimit Mirhane Morina dhe Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Arianit Ibrahimi, me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Dubravës, vizituan familjen e Musa Morinës, të rënit në këtë masakër.
Kryetari Kastrati shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Morina.
“Që shoqëria jonë të mos mbetet peng i të kaluarës, drejtësia për krimet si kjo, nuk duhet të vonojë”, u shpreh ai.