DYLON

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin 2019/2020

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin 2019/2020
Avatar photo Redaksia

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, më datë 23 maj 2019, shpall zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e kadetëve–për studime në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe për studime në shtetet partnere, si në Republikën e Turqisë, Republikën Federale të Gjermanisë, Republikën e Kroacisë dhe në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Konkursi shpallet sipas Planit të Veprimit 2019 të Ministrisë së Mbrojtjes. Bazuar në këtë plan do të zhvillohet edhe procesi i shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes së kadetëve të rinj që do të pranohen në Qendrën Universitare të FSK-së dhe në akademitë ushtarake të shteteve partnere.

Kriteret e përgjithshme për kadetë të FSK-së janë si në vijim: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të këtë përfunduar shkollën e mesme; të jetë i moshës 18-21 vjeç; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit, si dhe të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë.

EkoHigjiena

Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes do të jenë: shqyrtimi fillestar i aplikacioneve; testi i aftësive; testi fizik; intervista me shkrim dhe me gojë; testi mjekësor; trajnimi; verifikimi; emërimi si dhe e drejta e ankesës.

Dokumentet e kërkuara për aplikim sipas konkursit janë: diploma (dëshmi) e shkollimeve të përfunduara; certifikata, mirënjohje (nëse posedon); certifikata e lindjes (jo më e vjetër se 6 muaj); certifikata e shtetësisë; vërtetimi nga gjykata që nuk është nën hetime apo i ndjekur penalisht; kopja e letërnjoftimit apo pasaportës si dhe dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët konkurrojnë, mund të pranohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi t’i kenë plotësuar kërkesat dhe kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes.

· Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 23 maj 2019 deri më 13 qershor 2019.

Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të testimeve.

Formularët për aplikim do të jenë në dispozicion në të gjitha kazermat e FSK-së, si dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes https://mod.rks-gov.net(www.mksf-rks.org) apo www.rks-gov.net/mfsk, ku do të publikohet edhe konkursi. Formularët duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.