Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, ka pritur në takim përfaqësuesin nga Ambasada Amerikane, Shawn Waddoups, si dhe fotografët e botës së egër Arian Mavriqi e Lulzim Demaj.
Në këtë takim të përbashkët në mes të Komunës së Kamenicës, Ambasadës Amerikane si dhe fotografëve të botës së egër, është diskutuar lidhur me iniciativën për gjetjen e një lokacioni në Kamenicë për pastrimin e lumit, në mënyrë që në të ardhmen të shikohet mundësia për t’u bërë zonë e mbrojtur për shkak të pranisë së madhe të shpezëve.
I pari i komunës Qëndron Kastrati, ka falënderuar përfaqësuesin Waddoups, fotografin Mavriqi dhe Demaj për takimin, si dhe i ka përgëzuar për këtë iniciativë.
“Mbrojtja e ambientit e në përgjithësi e natyrës është njëra ndër qëllimet tona. Aktivitetet të cilat realizohen nga kolegët e komunës kanë për qëllim që të kemi një Kamenicë të pastër dhe të gjelbër, e sidomos tek lumenjët që janë burim i rëndësishëm i jetesës. Iu përgëzoj për iniciativën dhe përkrahja e komunës nuk do t’iu mungojë”, është shprehur ai.
Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe shefi i kabinetit të kryetarit, Meriton Ramabaja, si dhe zyrtarja nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, Uratë Ahmetaj. /2LONLINE.com/