Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati priti sot në takim veterinarin Faton Krasniqi, i cili ka fituar të drejtën e trajtimit të qenve endacak për regjionin e Gjilanit.
Kryetari Kastrati i ka paraqitur shqetësimet e qytetarëve lidhur me qentë endacak në Komunën e Kamenicës dhe i shpjegoi Krasniqit se për shkak të rastit tragjik që kishte ndodhur në Kamenicë vite më parë, ndjeshmëria është më e madhe.
Gjatë takimit u bisedua për mundësitë dhe hapat që do merren për trajtimin e qenve endacak.
Komuna e Kamenicës edhe pse nuk është palë përfshirëse drejtpërdrejtë, ka shprehur dëshirën për të ndihmuar në këtë proces.
Kryetari Kastrati dhe veterinari Krasniqi u dakorduan që këtë çështje ta avancojnë me komunikim edhe më tej me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.