Brenda javës, policia shqipton 1236 gjoba

Brenda javës, policia shqipton 1236 gjoba

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave,(në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 56 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1236 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 56 aksidente trafiku, nga të cilat 26 me lëndime në njerëz dhe 30 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 1236 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 44 incidente dhe janë arrestuar 35 persona.

KOMENTE